2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla: Po e përmbyllim një vit sfidues, por të suksesshëm

Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vitin 2023 e ka konsideruar sfidues por të suksesshëm për Republikën e Kosovës. Në vitin që po mbetet pas, sipas tij, është arritur rezultat në garantimin e rendit e të sigurisë publike dhe në shërbim të qytetarëve të vendit.

“Shtrirja e sovranitetit dhe integritetit territorial, luftimi i krimit dhe korrupsionit ishte dhe do të vazhdojë të jetë prioritet i yni i përbashkët. Veriu i vendit tonë, që më herët ishte zonë e rehatisë dhe përfitimeve të grupeve kriminale, po i nënshtrohet çdo ditë e më shumë sundimit të rendit dhe ligjit”, thotë ai.

Këtë vit, Kosova u ballafaqua me akte kriminale të njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës.

“Në muajin qershor të këtij viti, Njësitë Speciale të Serbisë hynë thellë në territorin e Republikës sonë dhe kidnapuan tre zyrtarët tanë policor Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Shemë Mustafa. Mosndëshkueshmëria e këtij akti shtyu Serbinë që të organizojë me gjithë kapacitetet e saj sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku”, thotë ai.

Përkundër këtyre sfidave, Kosova sipas tij, triumfoi mbi krimin e terrorizmin.

“Zyrtarët tanë policorë dëshmuan se sovraniteti dhe integriteti territorial është i pacënueshëm e i paprekshëm, dhe si i tillë mbrohet edhe me jetë. Republika e Kosovës dëshmoi funksionalitet dhe zbatim të kushtetushmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit. Si Ministër i Punëve të Brendshme kam ofruar dhe kam dhënë gjithë mbështetjen time që misionin tonë të përbashkët ndaj qytetarëve ta zbatojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Mbështetja ime nuk do të mungojë e do të rritet në vitin që po hyjmë:, tha Sveçla në mesin e tij të fundvitit.

Ai i falënderoj të gjithë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, zyrtarët e Agjencive Ekzekutive, të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit e shërbyesit e të gjitha institucioneve për punën e palodhshme gjatë vitit 2023.

“Gëzuar të gjithëve Vitin e Ri 2024. Uroj për begati e mirësi, përkushtim dhe gatishmëri për shërbim ndaj qytetarëve e ndaj vendit në vitin që po vjen”, shkruan në urimin e tij Sveçla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img