Janë arrestuar të premten tre persona në Bibaj të Ferizajit, nën dyshimin se kanë kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme.
Si prova materiale janë konfiskuar dy pistoleta, një armë automatike, 133 fishekë, dy radio lidhje, një elektroshok dhe disa prova tjera materiale të cilat lidhen me rastet.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rastet janë cilësuar “Vjedhje e rëndë”, njofton policia, raporton Klankosova.tv.