Policia dje në Joshanicë të Leposaviqit e ka ndaluar një kamionetë që dyshohej se kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga Serbia.
Në raportin 24 orësh thuhet se gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mallra të ndryshme ushqimore prodhime të Serbisë.
Kamioneta se bashku me mallrat i janë dorëzuar doganës, ndërsa me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.