-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Serbia ndau mbetjet mortore në dy lokacione, synoi humbjen e gjurmëve”

Gërmime u bënë në shumë lokacione në territorin e Serbisë e Kosovës.

Por edhe 24 vjet pas luftës, të njëjtat po figurojnë të papërfunduara për gjetjen e trupave të viktimave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë. 

E fajtor për këtë po konsiderohet Serbia për mosbashkëpunim pasi po dyshohet se trupat tjerë gjenden në Serbi. 

Kushtrim Gara, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur

“Pë pjesa më e madhe viktimave është gjetur në lokacionin në Batajnicë, në lokacionin e Petrovosello por kemi ende në listën e personave të zhdukur viktimave nga këto masakra dhe tash nëse ne po kryejmë gërmime brenda territorit të Kosovës dhe nuk po arrijmë t’i gjejmë mbetjet mortore të këtyre viktimave, atëherë pashmangshëm që adresa mbeten këto lokacione”. 

Krahas vrasjes e zhdukjes me dhunë, forcat serbe janë munduar edhe t’i asgjësojnë trupat e pajetë të shqiptarëve.

Gara permend një rast kur viktima është gjetur në dy lokacione.

Kushtrim Gara, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur

“Në rastin e varrezës masive në Rudnicë, kemi zhvarrosur mbetje mortore të 54 viktimave nga masakra e Rezallës, masakrës së Çikatovës dhe nga rasti i Zabeli i Ultë i Drenasit. Ndërsa në rastin e Kishevakut, janë zhvarrosur mbetje mortore të 9-të viktimave, përfshirë 7-të identifikime të reja për 7-të persona që vazhdonin të ishin në listën e personave të zhdukur nga masakra e Rezallës dhe dy raste ribashkimi me viktimat e zhvarrosur në Rudnicë”. 

Ndërkaq sipas Garës ndihmë në identifikimin e lokacioneve kanë dhënë edhe imazhet satelitore të kryera gjatë bombardimeve nga NATO.

Kushtrim Gara, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur

“në një kohë kur Serbia bombardohej nga NATO-ja për të ndalë gjenocidin në Kosovë, sigurisht që është e pakuptueshme që të punohej në një gurore gjatë muajit prill-qershor të 99-ës dhe arsyeja e punëve në atë gurore ka qenë pikërisht varrosja e kufomave të viktimave të luftës së vrarë nga masakrat e kryera nga forcat serbe në Kosovë”.  

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 1.600 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë. /T7

VIDEO

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img