5.1 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Ish-guvernatori Mehmeti për paratë e falsifikuara: Të shmangen pagesat me para kesh

Që nuk mund të ketë të dhëna të sakta se sa është numri i parave false që qarkullojnë në Kosovë e thotë edhe ish-guvernatori Fehmi Mehmeti.

“Të dhënat e fundit tregojnë se ka vazhduar rritja e kartëmonedhave dhe monedhave që janë të falsifikuara. Ndonëse, nuk mund të ketë të dhëna të sakta se para të falsifikuara janë në qarkullim në këtë rast qytetarët, tregtarët janë në kontakt të vazhdueshëm me këto para dhe nuk kanë njohuri të mjaftueshme e as eksperiencë për t’i identifikuar paratë e falsifikuara”, ka thënë Mehmeti.

Mehmeti deklaron se në atë vend ku qarkullimi më i madh i parave është kesh, ekziston mundësia më e madhe që të ketë tentativa më të shpeshta për para të falsifikuara.

“Mund të themi që ka tentativa sidomos në Kosovë ku është një ekonomi që qarkullon vlera e lartë e keshit, që është një ndryshim nga vendet tjera ku paraja fizike ka ardhë në rënie si vlerë. Tentativat për para të falsifikuara mund të jenë të shpeshta por masat gjithashtu duhet të jenë shumë të shpejta që në raste konkrete është dashtë të veprohet.  Duhet të kihet kujdes nga paratë kesh, përgjithësisht klientët nuk janë në dijeni që janë duke futur një kartëmonedhë të falsifikuar në bankë. Sektori bankar në Kosovë përdor identifikimin me kamera dhe aparatet e numërimit të keshi”, ka shtuar ish-guvernatori Mehmeti.

Ai ka një thirrje për të gjithë qytetarët.

“Në këto raste thirrja ime për të gjithë qytetarët është që duhet të shmangin pagesën me kesh pasi që mundësitë për të rënë në kontakt me kartëmonedha të falsifikuara janë shumë të mëdha. Çdo biznes por edhe qytetarët të jenë të kujdesshëm”, është shprehur ndër të tjera Mehmeti. /frontonline

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img