-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vetëm dje, policia e Kosovës konfiskoi 58 patentë shoferë

Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon zbatimi i planit operativ ‘Siguria në Trafikun Rrugor 2023’.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës në një komunikatë për media në zbatim të detyrave që dalin nga ky urdhër, janë angazhuar zyrtarë policorë nga të gjitha Drejtoritë Rajonale Policore dhe ata nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë (Njësia e Autostradave).

Gjatë ditës së djeshme policia me aktivitete të shtuara, me patrullime të shpeshta e të shtuara parandaluese, e me Pika Kontrolli për Automjete, kanë realizuar detyrat e urdhrit operativ në fjalë. Kështu, janë vendosur 501 Pika Kontrolli për Automjete dhe për shkelje më të rënda në trafik, 58 drejtuesve të automjeteve, u janë konfiskuar patentë shoferi për periudha kohore siç parashihen me ligjet në fuqi.Policia e Kosovës bën thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion si pasojë e fluksit më të madh të qarkullimit për shkak të festave të fundvitit e po ashtu edhe kushteve klimatike.

“Shtimi i numrit të veturave në rrugë në këtë kohë (ardhja e bashkatdhetarëve), po edhe kushtet klimatike mund të jenë shkak për shtim të numrit të aksidenteve, policia edhe me këtë rast apelon për kujdes të shtuar në trafik, respektim të rregullave e shenjave të trafikut, përshtatje shpejtësisë kushteve të rrugës dhe përqendrim maksimal në ngasje”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img