-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Qëndrimi ynë s’ka ndryshuar, kemi kërkuar që Serbia të sanksionohet dhe Kosovës t’i hiqen masat

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për marrëdhëniet e tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe për qëndrimet e tij karshi dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në konferncën e fundvitit, Rama ka thënë se marrëdhënia e tij me Vuçiqin është vetëm në inters të Shqipërisë dhe rajonit.

“Marrëdhënia me Presidentin e Serbisë, një marrëdhënie që nuk ka asgjë tjetër përveç interesit të Shqipërisë dhe interesit të rajonit. Qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë dhe nuk ka pasur asnjëherë luhatje, qoftë kur ka qenë rasti për të thënë me zë të lartë se Serbia nuk duhej sanksionuar si rezultat i mossanksionimit të Serbisë, ashtu edhe kur Serbia bëri një akt flagrant kundër të gjithë vlerave evropiane me shpalljen e zisë për kriminelët, si dhe për vetë aktin e terrorit në Banjskë”, ka theksuar Rama.

Kryeministri shqiptar po ashtu ka theksuar se qëndrimet e Shqipërisë nuk ndryshojnë, teksa ka përmendur kërkesën e tij që Serbia të sanksionohet pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit dhe Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian.

“Kemi qenë të qartë dhe kemi kërkuar që Serbia duhej sanksionuar dhe Kosovës t’i hiqeshin masat shtrënguese, sepse Kosova tashmë e ka bërë hapin, që duhej ta kishte bërë me kohë, por e ka bërë. S’ka sens që Kosovës ti mbeten masat dhe Serbisë të mos i vendoset asnjë masë shtrënguese pas aktit në Banjskë. Këto janë qëndrime që nuk ndryshojnë, kështu që nuk duan të thonë se në ndërpresim lidhjet dhe marrëdhëniet sepse në këtë botë duhet folur me të gjithë”, ka thënë më tej ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ishte njoftuar për masat e BE-së më 28 qershor dhe ato hynë në fillim të korrikut. Ato u vendosën për shkak të mospërmbushjes së kushteve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Tensionet në këtë zonë të banuar me shumicë serbe u rritën në fund të majit.

Masat ndëshkuese përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Po ashtu masat përfshijnë edhe ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit). Propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img