7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

I vuri flakën bredhit dhe shpërndau afishe kundër Vitit të Ri për arsye fetare, Gjykata ia cakton 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar nga një muaj paraburgim të pandehurit K.B., për nxitje, përçarje dhe mosdurim.

K.B. dy ditë më parë kishte djegur bredhin në Han të Elezit dhe kishte shkruar shkrime kundër festimit të Vitit të Ri.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se me datë 28 dhjetor 2023 gjatë natës në qytetin e Hanit të Elezit, me dashje dhe publikisht nxit, përhapë urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare ose etnike, ashtu që fillimisht siguron materialin adekuat pastaj në shtëpinë e tij përgatitë, dizajnon dhe printon afishet të formatit A4 me përmbajtje: Viti i Ri nuk është festë e jona mos festo festa e jo myslimanëve”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Gjykata ka dhënë detaje të tjera nga rasti duke treguar se në mes të sheshit ku ishte bredhi, ishte vizatuar një “X” me ngjyrë të kuqe dhe afishja ku shkruante: “Nuk është prej nesh ai që u përngjanë të tjerëve përveç neve, mos u përngjani çifutëve dhe krishterëve, (Hadith)”.

Afishet e tilla ua kishte shpërndarë edhe qytetarëve, përfshirë dy të miturve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img