7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Prindon Sadriu përfundon mandatin në Shkup

Prindron Sadriu ka përfunduar mandatin si Zëvendësshef i Misionit të Ambasadës të Kosovës në Maqedoni të Veriut.

Kjo është thënë përmes faqes së ambasadës në “X”, aty ku Sadriu falënderohet për punën e tij.

“Ia urojmë gjithë të mirat zëvendësshefit të misionit, Prindon Sadriu i cili përfundon mandatin e tij në Shkup”, thuhet në postimin, ku në fotografi shihet edhe ambasadori Florian Qehaja.

“Përkushtimi i tij për të nxitur bashkëpunimin me vendin pritës ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Lamtumirë, dhe kapitulli juaj i ardhshëm qoftë po aq i pasur sa trashëgimia diplomatike që keni ndërtuar”.

Pas kësaj Sadriu do të vazhdojë të shërbejë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si Drejtor për NATO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img