3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Dy javët e ardhshme, të vështira”- analisti austriak: Të mbrohet Kosova, mund të ketë luftë

Javën e kaluar ishte kryeministri, Albin Kurti ai i cili paralajmëroi se në Kosovë mund të këtë sulme të reja ndaj Kosovës nga strukturat serbe.

Por, një rrezik të tillë e sheh edhe analisti austriak Gunther Fehlinger, madje ai tha se mund të sulmohet edhe Bosnja.

Fehlinger theksoi se BE duhet të jetë gati t’i përgjigjet Serbisë nëse tenton të nisë një luftë në Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë.

“Ne nuk mund ta pranojmë pushtimin rus të Serbisë. Duhet të mbështesim ndryshimin në Beograd dhe në gjithë Serbinë. Njohja e Kosovës nga Serbia duhet të jetë e padiskutueshme, por duhet të përgatitemi për një luftë nga Serbia në Kosovë dhe në Bosnje, pasi regjimi i Vuçiç është shumë i rrezikshëm. Ndaj ne duhet të mbrojmë Kosovën dhe Bosnjen, përpara se të bëhet shkëputja e Republikës Srpska”, tha ai.

Analisti bëri apel dhe ndaj Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi që të përgatiten për t’i treguar Serbisë se nuk mund të kryej aksione ushtarake me qëllim ndryshimin e kufijëve.

“Të gjitha ushtritë e Ballkanit të jenë të gatshme për të mbrojtur Kosovën. Të jenë Shqipëria dhe Maqedonia të sigurohen dhe t’i tregojnë Serbisë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet. Për Serbinë skenari më i mirë është të shkëputet nga Rusia. Nuk duhet që Serbia të kthehet në Bjellorusinë e re. Në zgjedhjet e fundit në Bjellorusi Lukashenko i humbi zgjedhjet dhe ai vazhdon të jetë në pushtet. Serbia sot është Bjellorusia e Ballkanit dhe prova më e mirë për këtë është kur presidenti kritikon popullin e tij një ditë pas zgjedhjeve”, pohoi ai në Euronews Albania.

Fehlinger theksoi se dy javët e ardhshme do të jenë të vështira për Ballkanin, ndaj apeloi që SHBA të shtojë trupat dhe t’i tregojë vendin Serbisë nëse do të bëjë përpjekje për të marrë territore.

“Dy javët e ardhshme do të jenë shumë të vështira. Rusia do që të ketë Serbinë gjithmonë në anën e saj, deri tani ka qenë e sukseshme, por dhe vetë Rusia është në prag të kolapsit ekonomik dhe gjëja e fundit që i duhen, janë sanksionet nga Serbia. Prania ruse dhe bashkëpunimi që po i ofron Serbia përbën rrezikun më të madh në Ballkan. Serbia kërkon ta kthejë Kosovën në një lloj Donbasi, ndaj duhet një prani më e madhe e trupave të SHBA në Ballkan për t’i treguar Serbisë se çdo përpjekje për të marrë territore do të marrë përgjigjen e merituar, kjo është mënyra e vetme për ruajtjen e paqes”, tha analisti.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img