3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

AGK: 74 raste të kërcënimeve e sulmeve ndaj gazetarëve sivjet, 30 në veri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se në këtë fundvit ka numëruar 74 raste të kërcënimeve e sulmeve të raportuara nga gazetarët dhe mediat përgjatë periudhës kohore janar-dhjetor 2023.

“Në këto 74 raste, 30 raste janë shënuar përgjatë raportimit të gazetarëve dhe mediave në veriun e Republikës së Kosovës, teksa pjesa tjetër e rasteve është raportuar nga terrene të ndryshme”, thotë AGK.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje kolegëve dhe mediave që të mos hezitojnë që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre, pasi që vetëm në këtë mënyrë përgjegjësit e këtyre veprimeve mund të përballen me drejtësinë.

“Njëherësh, AGK-ja u bën thirrje Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave të Republikës së Kosovës, që të mos i neglizhojnë rastet e gazetarëve e mediave, por që t’i trajtojnë ato me prioritet në mënyrë që personi/at të mbahet/n përgjegjës për veprimet e tyre”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img