Ndërmarrja lokale “Trafiku Urban” ka njoftuar se ka thyer rekord sa i përket udhëtarëve që shfrytëzuan autobusët e gjatë këtij viti.
“12 milionë udhëtarë gjatë vitit 2023”, nis njoftimi i tyre.
“Një rekord i ri për ndërmarrjen tonë dhe një përgjegjësi për të gjithë ne, që gjatë vitit 2024 të angazhohemi për shërbime edhe më cilësore”, thuhet më tej.
Sivjet kjo ndërmarrje ka vënë në funksion edhe biletën ditore, ku me 80 centë qytetarët mund të shfrytëzojnë linjat e saj pa kufizim. Derisa bileta njëdrejtimëshe ka qenë 50 centë.