-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Kosova rrezikon të ndahet, Osmani e Kurti po ia hedhin fajin njëri-tjetrit për Asociacionin

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për medie tha se  Parlamentin e Kosovës e ka karakterizuar një kaos i vërtetë me dhjetra seanca që kanë dështuar si mungesë e kuorumit.

Ai tha se partia në pushtet nuk ka votuar një serë rezolutash të propozuar nga kjo parti që do të kishin ndikim në jetën e qytetarëve.

“Me tri vendime që i kemi kundërshtuar si GP i PDK dhe këto tri vendime e kanë renduar jetën e secilit qytetar të vendit tonë. Kemi kundërshtuar dhe kemi kërkuar shkarkimin e bordit të ZRrE-së që ka rritur çmimet dhe kemi kërkuar një rezolutë përmes së cilës kemi kërkuar që të rishikohet çmimi i energjisë elektrike dhe të zbres çmimi. Fatkeqësisht kjo rezolutë është rrezuar me vota ka GP i VV-së. Çështja e dyte që ka rënduar jetën e qytetarët është edhe rritja e tatimit në prone, ne me rezolutë kemi kërkuar që tatimi në pronë të jetë si në vitin 2022, që një gjë e tillë është rrezuar me vit nga VV-ja. Vendimi i tret që është kundërshtuar nga VV- ja ka qenë heqja e TVSh për produktet bazë”, tha ai.

“Ju i keni parë edhe së fundit edhe shifrat alarmante nga ambasadat, ajo e Gjermanisë dhe Zvicrës,  të largimit të qytetarëve nga vendi si arritje të kostos së jetesës. Kemi kërkuar me rezolutë që të rriten paga e zyrtarëve të Policisë. Mund të them që PK është e vetmja në rajon që nuk ka sigurim shëndetësor, ka qenë një fatkeqësi e madhe që kjo të rrezohet nga VV-ja. Ligjet që i kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese gjatë viti 2023 kanë qenë 6 ligje, dy prejt të cilave kemi marr rezolutat pozitiv dhe katra presim që të marrim përgjigje”.

“50 për qind e buxhetit dërgohet në katër komunat që qeverisë VV-ja. Nuk mund të diskriminohen ne baza partiake qytetarët e Kosovës, nuk mund të ndahet buxheti ku 50 për qind e buxhetit të shkojë në katër komuna e të tjerat në komunat tjera”.

“Kapaku i krejt kësaj punë është edhe një kontratë që është angazhimi i Gani Jakupit ku paguhet prej  7 mijë e 500 euro. Ajo që mund ta quajmë pozitive nga viti 2023 është reforma zgjedhore që është udhëhequr nga GP i PDK-së”, tha ai.

Tahiri ka thënë se Kosova me draft-statutin për Asociacionin rrezikon që të ndahet si Bosnja e Hercegovina, pasi sipas tij, Asociacioni është produkt i negociatave të Albin Kurti tash e dy vjet në Bruksel.

Ai duke komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani se Qeveria nuk ka marr parasysh propozimin e saj që Kosova ta shkruaj vet draftin, tha se këto komete janë përpjekje për t’i ikur përgjegjësisë.

“Themeli i kësaj trupe ekzekutive është një pushte paralel karshi qeverisë së Kosovës. Fatkeqësisht ky është një produkt i negociatave të Albin Kurti tash e dy vite në Bruksel. Asociacioni pikënisjen e ka në vetmenaxhimin e marrëveshje së Ohrit”.

“Koordinimi mos koordinim mendoj që është një far lloj përpjeke që të i ikin përgjegjësi. Si presidentja edhe kryeministri. Nuk mund mi ik përgjegjësisë as kush, sepse nëse nuk janë marr komente parasysh është dashtë me fol atëherë e jo sot kur e kemi fakt të kryer. Këtë e shoh më shumë një lloj me i ikur përgjegjësi nga ajo që kemi në tavolinë e mos me marr përgjegjësi mbi këtë dokument, komentet e mia nuk janë marr parasysh se sa një angazhim që të mos vijmë deri tekë ky dokument. Ky është dokument i dëmshme që e ndan Kosovës siç e kemi të ndarë Bosnjën. Presidentja e vendi dhe as kush tjetër nuk guxon të i ik përgjegjësisë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img