Ministria e Tregtisë Ndëmarrësisë dhe Industrisë (MTNI), ka publikuar të arriturat e këtij viti si dhe planet për vitin e ardhshëm.
Numri i inspektimeve preku shifrat rekord me mbi 3079 inspektime të realizuara.
Mes shumë sukseseve që i ka listuar ministria, suksesi më madh i kësaj ministrie është vlerësuar arritja e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në njërin nga programet më të mëdha të Bashkimit Evropian, në vlerë prej 4.2 miliardë euro.
Për herë të parë gjatë vitit 2023 u nënshkrua marrëveshja për pjesëmarrjen e Kosovës në njërin nga programet më të mëdha të Bashkimit Evropian, në vlerë prej 4.2 miliard euro.
Negocimi për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me shtetet e EFTA-së po avancon si asnjëherë më parë.
Në vitin 2023, për herë të parë në Republikën e Kosovës u regjistruan Treguesit Gjeografik si emërtime të mbrojtura të origjinës.
Numri i inspektimeve preku shifrat rekord me mbi 3079 inspektime të realizuara.
Për herë të parë u rregullua veprimtaria e udhërrëfyesve turistik (ciceronëve) në mënyrë që historia, kultura e trashëgimia jonë kulturore të prezantohet nga ciceronë të certifikuar dhe regjistruar në Republikën e Kosovës.
Plane të tjera të reja na presin në vitin 2024 me qëllim realizimin e prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Bashkë, për qytetarët tanë dhe të mirën e përgjithshme!