-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

VV-ja në garë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, Thaçi: Kosova s’e ka komoditetin e ndërhyrjeve politike

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka komentuar përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në garën zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Thaçi ka thënë se nuk sheh asgjë të keqe që një parti nga Kosova apo Shqipëria mbështet një parti politike në vendin tonë, por jo në rastin kur ajo parti është në pushtet.

Ai tha se duhet bërë shumë kujdes, pasi në këtë mënyrë mund t’u jepet alibi implikimeve të Serbisë dhe Rusisë te partitë maqedonase dhe Kosova nuk e ka këtë komoditet duke parë rrethanat në të cilat ndodhet.

“Asgjë e re dhe asgjë e palejueshme, që një parti politike shqiptare në Kosovë apo në  Shqipëri, të ketë mbështetje për një tjetër parti. Por është precedan i keq kur ajo parti është në pushtet. Duhet pasur shumë pretekst apo alibi implikimeve të Serbisë, të Rusisë, në organizimin politik te partitë maqedonase, nëpërmjet këtij implikimi që po mundohet qa ta bëjë dikush. Vështirësitë që i ka Kosova nuk mendoj se ia japin komoditetin një ndërhyrje të këtillë. Prandaj nuk duhet t’u japim argumente të tjerëve, kundërshtarëve tanë që t’i legjitimojnë ndërhyrjet e Rusisë”, tha Thaçi.

Lëvizja Vetëvendosje u përfshi edhe zyrtarisht në garën për pushtet në Maqedoninë e Veriut duke iu bashkuar opozitës shqiptare në një koalicion.

Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka komentuar pjesëmarrjen e partisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet parlamentare në shtetin fqinj, duke thënë se nuk ka parë ndonjëherë diçka të tillë.

Kovaçevski tha se “duhet të shihet se çfarë saktësisht nënkuptohet” me lëvizjen e djeshme të partisë në pushtet në Kosovë, sepse sipas tij, nëse Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmend të garojë në zgjedhjet e majit 2024 në Maqedoninë e Veriut, kjo do të ishte “një lloj dinamike e padëshirueshme”

“Nuk është e panjohur që partitë simotra të marrin pjesë në mbështetje politike të partive në shtetet tjera. Megjithatë, deri më tani nuk kam parë parti nga vende të tjera të marrin pjesë në një proces zgjedhor në një vend tjetër. Duhet të shihet se çfarë saktësisht nënkuptohet, sepse nëse partitë politike nga fqinjësia fillojnë të marrin pjesë në zgjedhjet në vendin tonë, mund të ndodhë që të dëshirojnë të marrin pjesë edhe nga vende të tjera, të cilat mendoj se do të paraqisnin një lloj dinamike të padëshirueshme”, tha Kovaçevski para gazetarëve në Shkup.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img