12.6 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Nuk është duke u paralajmëruar luftë, po marrim masa parandaluese

Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë muajit të fundit kanë bërë paralajmërime për sulme të reja nga Serbia. Për këto paralajmërime, ka folur Osmani edhe sot.

Osmani tha se nuk është duke u paralajmëruar luftë në Kosovë, por po diskutohet për situatën e sigurisë për arsye që partnerët ndërkombëtarë ta marrin më seriozisht situatën ku gjendet Kosova.

“Në mënyrë që të bëhen të gjitha përgatitjet e në mënyrë që partnerët tanë ndërkombëtar brenda Bashkimit Evropian e më gjerë t’i marrin shumë më seriozisht situatën në të cilën gjendemi shpeshherë ne detyrohemi që të tregojmë edhe publikisht disa prej informatave të cilat janë mbledhur dhe janë konfirmuar prej institucioneve tona të sigurisë, sa i përket një aspekti, kjo është përgatitja e Serbisë, nuk ka të bëjë me ne, pra nuk është që ne po kontribuojmë për përshkallëzim, është Serbia po përgatitet vetëm për skenarë të këqij sepse ata mendojnë se është në interes të tyre të destabilizohet gjithë rajoni.

Kështu që është një detyrë e jona që në mënyrë që të ngritët përgatitja për parandalimin e sulmeve të tilla që shpeshherë të tregojmë se cila është situata në realitet në mënyrë që të gjithë ta rrisim nivelin e përgatitjeve përfshirë edhe partnerët që na ndihmojnë në këtë drejtim, pra është masë parandaluese.

Para 24 shtatorit kur ne shpeshherë i informonim se çfarë po planifikonte Serbia na thonin nuk është Vuçiqi aq i çmendur që të bëjë diçka të tillë, pasi ndodhi filluan ta shohin me një sy tjetër”, tha Osmani në emisionin “Click”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img