Në vitin që po lëmë pas, 104 persona kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e aksidenteve në trafik. Kjo ka alarmuar shtetin, me ç’rast është paralajmëruar ashpërsim i masave për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Së fundmi, Policia ka njoftuar se Njësia e Kontrollit të Autostradave ka gjobitur dy shoferë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë në zonën e kufizuar deri në 120 km/h.
Sipas Policisë së Kosovës, njëri ishte duke drejtuar mjetin me shpejtësi 188 km/h, ndërsa shoferi tjetër duke drejtuar mjetin me shpejtësi 205 km/h.
Të njëjtit janë gjobitur me 300€ dhe iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik për 3 muaj.