1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku i reagon ministrit Murati: Kosova do të bëhet më mirë me ju jashtë qeverisjes

Ministri i Financave Hekuran Murati, njoftoi sot se janë ekzekutuar pagat e muajit dhjetor dhe bëri thirrje që të festat e fundit të festohen me produkte vendore.

Lidhur me këtë ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, duke pyetur ministrin Murati se a është në dijeni për shkallën e inflacionit, për faturat e larta të energjisë elektrike dhe çmimet e larta të produkteve.

Çitaku ka thënë se Kosova do të bëhet mirë sipas saj me VV-në jashtë qeverisjes.

“Ministri paska thënë festoni me produkte vendore se kanë dalë pagat. Ministër, a e din sa na kanë ardhë fakturat e rrymës? A ke ide sa është shkalla e inflacionit? A e din sa kushton sot një kilogram djath? A e din që nuk i keni rritë pagat, përkundër rritjes së çmimeve? Mos na e fyeni intelegjencën. Ne festojmë se e duam Kosovën, dhe e dimë që Kosova do të bëhet më mirë. Vitin që vjen. Me ju jashtë qeverisjes”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img