1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gashi (AAK): Kujdes se si e trajtoni pronën e Komunës, pasi nuk ja ua ka lanë askush me tapi por është e qytetarëve

Sot Asambleja e Komunës së Prishtinës pati një Seancë të Jashtëzakonshme, dhe pikë kryesore ishte Lista e veçantë e Pronave të Komunës që planifikohen të jepen në shfrytëzim.

Kjo pikë nuk ka kaluar pasi që opozita ka votuar kundër, me 19 vota kundër ka dështuar të kaloj në kuvendin komunal, njofton Prishtina Press.

Për këtë ka reaguar edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Bahri Gashi i cili përmes një postimi e quajti kryetarin Perparim Rama, si “Kryetari i Jashtëzakonshëm”.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/BahriYGashi/posts/pfbid02Gbs9YeMz4cSYcQhoipEuUoRBFrkkeXSYMGKfUz1jxaPBHmiXshpKD2LEeCpVaYLxl?__cft__[0]=AZUmFJep8gHDygCOKm19Pa8FLdfW8hBP2U8YJZ5i6dHqRYPer2yvxxm5GtUKbR1QkZyakHBNMG6n5L4WssjKobgtWvAyLUl8OksnDekdAQ642dqzHp_8-QRe1WXlgTQE5PyYy54Es46K6SUbFdaBDiERNcgyaEyeTVUskRK1IhyAxWZQn0ok6cOgelZbB_4ZHnk&__tn__=%2CO%2CP-R

Komuna e Prishtinës me Kryetar të “Jashtëzakonshëm”
Sot Asambleja e Komunës së Prishtinës pati një Seancë të Jashtëzakonshme, dhe pikë kryesore ishte Lista e veçantë e Pronave të Komunës që planifikohen të jepen në shfrytëzim.
E para ka pasë kohë një vjet të bëhet kjo, por jo. Kryetari i Jashtëzakonshëm thirr Seancë të Jashtëzakonshme, shkel Ligjin dhe rregulloren dhe na e paraqesin një listë me 4886 Parcela.
Rregullorja 09/2020 thot se duhet një Listë e Përgjithshme dhe një Listë e Veqantë e Pronave, por këta në sitilin e pazarit, e sollën një Listë që as vet nuk e dinin ku janë ato prona, ku kishte edhe prona me konteste.
Kjo pikë nuk kaloi, dhe Perparim Rama bashkë me Partinë që kanë fitue mandatin bashkë, duhet me pas kujdes se si e trajtojnë pronën e Komunës, pasi nuk ja u ka lanë askush me tapi por është e qytetarëve.
Më poshtë rregullorja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img