Një person është arrestuar dje në Skenderaj, nën dyshimin se i njëjti në lokalin e tij organizonte skema piramidale, përkatësisht bixhoz.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari”, rreth orës 15:45, raporton Indeksonline.
Sipas policisë, në lokalin e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar tre televizorë për shërbime bastesh, katër monitorë, katër shtëpiza, 8 topa letër për printime, tri tastiera, 20 tiketa, një libër i basteve dhe një lexues i tiketave.
Nga lokali janë konfiskuar edhe 246.4 euro.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.