Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e dy personave gjatë 24 orëve të fundit, njëri prej tyre në Gjakovë kurse tjetri në Rahovec.
Në rastin e parë thuhet se në Gjakovë, motra ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia, dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Ndërsa në rastin e dytë, në Rahovec motra ka raportuar për motrën e cila është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj
Rastet vazhdojnë të jenë nën hetime.