Qeveria e Kosovës ka bërë ekzekutimin e shtesave të njëhershme prej 100 euro për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për ta.
Kështu ka njoftuar ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë. Varësisht nga banka, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë bankare”, deklaroi ministri.