Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, pasi të njëjtit kishin ekspozuar një revole në rrjetet sociale.
Të dyshuarve ju është konfiskuar arma.
Ndërsa, rasti është cilësuar si ‘armëmbajtje pa leje’
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kishin ekspozuar një revole në rrjetet sociale. Nga të dyshuarit është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton PK-ja