1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Takimi i Kurtit e Osmanit me presidentin e Bullgarisë, shqetësohet komuniteti boshnjak

Dy ditë më parë, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë pritur në takim presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Një konferencë për media, ata thanë se diskutuan për marrëdhëniet e mira mes shteteve dhe çështje të tjera.

Por, këtë takim nuk e priti mirë Partia Demokratike e Boshnjakëve-Koalicioni Vakat.

Koalicioni Vakat ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta mbrojnë komunitetin boshnjakë dhe të mos heshtin në manipulimet e Bullgarisë për ta zvogëluar komunitetin boshnjakë.

“Kreret e shtetit dhe komunat jonë aktuale në Republikës së Kosovës dhe opinioni vendor dhe ndërkombëtar, nuk duhet të heshtin për sulmin e rëndë ndaj komunitetit kombëtar boshnjak në Kosovë si justifikim për heshtje për shkak të interesave të shtetit të Kosovës, lidhur me marrëdhëniet e mira me Republikën e Bullgarisë, anëtare i BE-së dhe NATO-s”,thuhet në reagim.

Sipas PDB’së, qeveria e Bullgarisë tash e 10 vite po tenton të formojë një bashkësi bullgare në Kosovë.

Tutje, ata pretendojnë se qeveria bullgare po abuzonë me studentët në Bullgari.

“Shteti i Bullgarisë kryen manipulime të rënda duke përdorur ata studentë nga vendi ynë në Sofje dhe qytete bullgar të tjera, të cilët i paraqet si gjoja pjesëtarë të diasporës bullgare në Republikën e Kosovës“, thuhet në reagim.

Po ashtu, koalicioni Vakat tha se vozita e presidentit Radev u bë në shenjë të manipulimeve.

“Dhe kjo vizitë dyditore e presidentit bullgar Rumen Radeev tek zyrtarët kosovarë dhe tek i ashtuquajturi komunitet bullgar në Prizren, sot u bë në shenjë të atyre manipulimeve. Edhe me “dekorin” dhe priftin e Kishës Ortodokse Bullgare u hap një farë zyre në Prizren“.

Autoritetet shtetëror e Republikës së Kosovës nuk duhet ta lejojnë këtë sulm të papranueshëm ndaj boshnjakëve të Kosovës dhe të kërkojnë arsyetim për heshtjen e tyre, apo miratimin e heshtur të këtyre provokimeve”.

“Boshnjakët e Kosovës janë pjesëmarrës aktivë në jetën politike dhe publike të Kosovës!”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img