5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq i “vajton” terroristët e vrarë në Banjskë, thotë se s’i kanë marrë rezultatet e autopsisë ende

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përveç tjerash ka folur edhe për çështjen e terroristëve serbë që orkestruan sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të këtij viti.

Vuçiq, siç citohet nga mediat në serbi, në një konferencë të mbajtur të dielën ka thënë se avokatët e terroristëve s’e kanë pranuar autopsinë e trupave të vrarë në Banjskë.

“Ju njoftojmë se kanë kaluar plot tre muaj dhe familja dhe avokatët e serbëve të vrarë në Banjskë nuk kanë marrë rezultatet e autopsisë. Gjithmonë kanë thënë se është bërë autopsia, por asnjëherë nuk kanë thënë se kush e ka bërë autopsinë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ai gjithashtu citohet ta ketë akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për mos-zbatim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Kurti nuk dëshiron të zbatojë asnjë marrëveshje. Serbia do të zbatojë gjithçka që tha, por do të presë edhe formimin e Asociacionit. Kemi bërë letërnjoftime, targa, gjithmonë jemi munduar të arrijmë një kompromis”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia s’e njeh as nuk do ta njohë Kosovën. /Insajderi.org/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img