10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Raportohet për vjedhje në zyrat e UNMIK-ut në Leposaviq e Zubin Potok, Policia: U dëmtuan në maj

Mediat serbe po raportojnë për vjedhje në zyrat e UNMIK-ut në ndërtesat komunale në Leposaviq dhe Zubin Potok.

Sipas “Kosovo Online”, nga aty janë vjedhur mobiljet, një frigoriger e sende tjera.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani i tha Gazetës Express se zyrat e UNMIK-ut atje ishin thyer gjatë majit, kur disa serbë kishin protestuar dhunshëm ndaj policëve të cilët po i asistonin kryetarët shqiptarë për t’u futur në objektet komunale.

“Ato janë dëmtuar gjatë majit. Nuk kemi diçka tjetër”, tha Elshani.

“Kosovo Online” raporton se zyrtarët e UNMIK-ut shkuan të hënën për t’i vizituar zyrat dhe se Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka konfirmuar vjedhjen.

“Qasja e UNMIK-ut në zyrat e vendosura në ndërtesat komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq është kufizuar që nga incidentet në maj të vitit 2023. UNMIK-u ka vizituar zyrat e tij në disa raste për të rimarrë disa nga pronat e tij dhe për të vlerësuar objektet me mbështetjen e KFOR-it dhe në koordinim me autoritetet e Kosovës. UNMIK-u ua shprehu shqetësimin autoriteteve të Kosovës për hyrjen e paautorizuar në objektet e tij dhe përkujtoi se objektet dhe prona e Kombeve të Bashkuara janë të pacenueshme dhe se qasja në ato objekte duhet të mbrohet dhe garantohet gjatë gjithë kohës”, citohet t’i kenë thënë nga UNMIK-u mediumit serb.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img