Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes.
E para e vendit, ka thënë se në këtë ditë kremte, le t’i kujtotjmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë.
“Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje”, thuhet ndër të tjera në urimin e Osmanit.
Urimi i Presidentes Osmani për Krishtlindje:
Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, teksa zemrat dhe shtëpitë janë të mbushura me shpresë e optimizëm.
Në këtë ditë kremte, le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë.
Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje!
Gëzuar për shumë mot!