Me ardhjen e festave të fundvitit, në Kosovë vijnë edhe shumë bashkatdhetarë që jetojnë nëpër vende të ndryshme të Evropës.
Meqë numri i atyre që vijnë, është i madh, nganjëherë shkaktohen edhe kolona hyrje në pikat kufitare.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar i ka përditësuar të dhënat sa i përket fluksit në kufi.
Pritjet më të mëdha janë te Dheu i Bardhë deri në dy orë, ndërsa në Merdarë deri në gjysmë ore.