Kontrollës nuk po i shpëton pothuajse asnjë veturë që kalon këndejpari.
Organet e rendit në prag të fundvitit kanë shtuar masat e sigurisë në hyrje e dalje të kryeqytetit.
Njësia e trafikut rrugor në bashkëpunim me njësinë speciale të Policisë së Kosovës kanë filluar implementimin e planit operativ për fundvit.
Prandaj secili nga shoferët e pasagjerët po kontrollohen nga policia për të ofruar siguri tek qytetarët, mbarvajtje në trafik, rregullim të komunikacionit e për të parandaluar veprimet e kundërligjshme.
Pas kontrollës trupore, në cilin cep po iu kontrollohet edhe vetura.
E në aksione të tilla edhe rastet kur hasin në gjëra të paligjshme nuk janë të rralla.
Njërit prejt tyre iu gjenden disa qese që dyshohet se janë me 2 euro false.
Edhe hapat që do t’i ndërmerrte personi i ndaluar i tregoheshin ne detaje nga zyrtarët policorë.
Detaje rreth këtij planit për festat e fundvitit treguan edhe nga drejtoria rajonale e policisë në Prishtinë.
Ndërkaq prania e njësisë më elitare të policisë po vleresohet ofrim i sigurisë për qytetarët.
Aksione të tilla, Policia e Kosovës organizon cdo vit në prag të festave të fundvitit. /T7