2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa për 34 vjetorin e LDK-së: Sot Kosova shënon përvjetorin e demokracisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa me rastin e 34 vjetorit të themelimit të LDK-së ka thënë se sot Kosova shënon përvjetorin e demokracisë.

Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Mustafa u shpreh se më 23 dhjetor 1989 u vunë themelet e idesë për shtetin dhe shoqërinë demokratike.

“34 vite më parë, më 23 dhjetor 1989 u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës me kryetar, Ibrahim Rugova. Në këtë ditë u vunë themelet e idesë për shtetin dhe shoqërinë demokratike, pluralizmin politik, ekonominë e tregut, orientimin evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

“Urimet partiake u takojnë themeluesve, si dhe të gjithë veprimtarëve dhe qytetarëve që i besuan LDK-së. Por janë edhe për të gjithë ata që e gëzojnë sot Demokracinë, Lirinë dhe Pavarësinë, të ideuara me programin politik të LDK-së e të fituara së bashku me UÇK-në dhe aleancën perëndimore”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img