Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë të përbashkët me kryministrin Albin Kurti, ka bërë publike emrat dhe fotografitë e terroristëve të identifikuar lidhur me sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, më 24 shtator.
Sveçla ka thënë se shumica e tyre janë pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës e Veriut”, që nga Kosova janë shpallur organizata terroriste.
Ai ka treguar edhe se si janë identifikuar.