Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se një person pasi kishte gjetur një kuletë në të cilën kishte para, e kishte dorëzuar në polici.
Në komunikatë thuhet se i njëjti e kishte dorëzuar atë në stacionin policor në Gjakovë, ku kishte edhe një patentë shoferi.
Një qytetar pasi kishte gjetur një kuletë në të cilën kishte edhe para, të njëjtën e ka dorëzuar në polici gjashtë mijë e nëntëqind (6900) lekë, njëqind e tridhjetë e pesë (135) euro si dhe dhjetë (10) sterlina britanike. Kuleta e gjetur dhe parat pritet t’i kthehet pronarit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë) i cili është kontaktuar.
Policia ka falënderuar z.Zymberi për sjelljen e tij.