6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Vlora Çitaku komenton 7 pikat e Kurtit: S’po e marrin seriozisht ndërkombëtarët

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili renditi shtatë pika përmes së cilave synon “normalizimin e Marrëdhënieve drejt vitit 2024” me Serbinë. Kurti për nxjerrjen e këtyre pikave u nxit nga deklaratat e fundit të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, që i dha në një intervistë për Gazetën Express.

Çitaku tha se kjo mënyrë e hartimit të kushteve e të cilat s’po merren parasysh nga ndërmjetësit e bën Kurtin “palaço”.

“Kryeministri Kurti i paska postu edhe nja 7 pika të reja: janë joserioze! Në fakt, ai vetë është joserioz. Një palaço jo-qesharak”, ka shkruar Çitaku.

Ajo tha se kryeministrin “s’po e merr askush seriozisht”, derisa tha se ai është vonuar dhe se për këtë qytetarët e Kosovës po i vuajnë pasojat.

Postimi i plotë:

Kryeministri Kurti i paska postu edhe nja 7 pika të reja: janë joserioze!

Në fakt, ai vet është joserioz. Një palaço jo-qesharak. Qe një kronologji:

1. Për 6-7 vjet, Albin Kurti ka përdorur dhunë kundër çfarëdo marrëveshje të ndihmuar nga aleatët, duke mos kursyer asgjë dhe askënd: Është derdhur edhe gjak nëpër rrugë, janë hedhur bomba, gaz lotsjellës dhe është thirrur në luftë vëllavrasëse.

2. Pas ardhjes në pushtet, tash Albin Kurti  thotë që nuk e ka prioritet dialogun, dhe zbulon formula të ndryshme, përfshi “pesë kushte”, “tre principe”, “gjashtë pika” dhe zbulime të tjera të cilat janë harruar ca ditë më pas, ngase askush s’i ka marrë seriozisht – madje as ai.

3. Për dy vjet aleatët perëndimorë dhe qytetarët e presin Kryeministrin Kurti të marrë vendim dhe t’i japë drejtim dialogut, i cili ka pasur synim njohjen e ndërsjellë. E vonon procesin dhe krijon drama të përditshme, duke reduktuar dialogun në çështje teknike.

4. Pasi që përlahet me Lajçak, Borrell dhe gjysmën tjetër të botës, e si pasojë Kosovës i sjell edhe sanksione ndërkombëtare të cilat ende janë në fuqi, në një aksham pazar, pa kurrfarë koordinimi dhe me një paturpësi të pashoq, e pranon një statut të draftuar nga vetë Lajçak, të cilin e quante pro-serb, për autonomi pa njohje të ndërsjellë.

5. Tash, pasi që i ka parë rezultatet shkatërruese të politikës së tij të jashtme dhe udhëheqjes amatoreske të dialogut, Kryeministri çohet dhe propozon 7 pika dhe kthehet pikërisht aty ku kemi qenë para 3 vitesh, duke thënë se vetë do ta draftojë statutin.

Kryeministër, je edhe vonë edhe i vonshëm. Askush nuk po të merr seriozisht. Të gjithë, e më së shumti aleatët ndërkombëtarë, i injorojnë fjalimet dhe pikat e tuaja të shumta që propozon tash e sa vjet.

Kosova ende vuan nën sanksione bashkë me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Fokusohu, merr vendime, e mos u merr me fjalime dhe postime. Facebooku nuk është mjet adekuat për “face-saving”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img