Qeveria e Kosovës të enjten në mbrëmje ka miratuar ndarjen e gati 69 milionë eurove për zbatimin e vendimit të javës së shkuar, për t’ua ndarë nga 100 euro shtesë për fundvit fëmijëve dhe pensionistëve.
Ani pse vendimi u mor, ende nuk dihet se kur do të dalin ato mjete në llogarinë e përfituesve.
Pikërisht për këtë, Front Online ka kontaktuar zëvendësministrin e Financave, Avni Zogiani, mirëpo ai tha shkurtimisht që ende s’ka filluar ekzekutimi i tyre.
“Ende jo, buxhetin e kemi ndarë dje”, u shpreh ai shkurtimisht
Vendimi ishte propozuar në mbledhjen e 178-të të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
Poashtu, kjo ministri para disa dite ka thënë se secila familje që është përfituese e asistencës sociale do të ketë edhe mbështetje shtesë të menjëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit, përkatësisht blerjen e druve të zjarrit.