12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Ndërkombëtarët të prerë, ia bëjnë të qartë sërish Kurtit se nënshkrimi i marrëveshjeve s’është i nevojshëm

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe aneksi i zbatimit të saj, mbetet në tërësi mbetet ligjërisht obliguese dhe se nënshkrimi ose jo i tyre, nuk ndikon në obligimin që kanë ato për zbatim. Kjo është bërë e qartë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar në vazhdimësi se nënshkrimi i marrëveshjeve garanton zbatimin e tyre.

Përkundër insistimit të Kurtit, ndërkombëtarët kanë qenë të prerë dhe e kanë bërë të qartë se marrëveshja e arritur është obliguese edhe pa nënshkrim.

I fundit që u deklarua për këtë çështje është i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se ka një afat të qartë kohor për formalizmin e marrëveshjes si pjesë e marrëveshjes kontraktuale me BE-në dhe e kritereve të anëtarësimit të Serbisë.

Lajçak tha se se nënshkrimi i marrëveshjeve nuk është i nevojshëm.

“Ndërkohë, shtetet anëtare të BE-së e kanë ngarkuar BE-në që zotimet e Serbisë që rrjedhin nga Marrëveshja të përfshihen në Kapitullin 35 të negociatave me Serbinë, i cili mbulon normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, para fundit të janarit 2024. Pra, këtu kemi një afat të qartë kohor për formalizimin e Marrëveshjes si pjesë e marrëveshjes kontraktuale me BE-në dhe e kritereve të anëtarësimit të Serbisë. Më lejoni të shtoj edhe një pikë në lidhje me kërkesën e Kosovës që Serbia ta nënshkruajë Statutin. Sipas pikëpamjes sonë, kjo nuk është e nevojshme. Akti ligjor, ashtu sikur është i dizajnuar tani, është paraparë të jetë dokument i brendshëm i Kosovës. Me nënshkrimin e Kosovës dhe Serbisë, Statuti do të bëhej marrëveshje ndërkombëtare, çka nuk është”, tha Lajçak për Express.

Edhe zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, është përgjigjur në një reagim ndaj pyetjeve të mediave, ku është shprehur se Marrëveshja në tërësi mbetet ligjërisht obliguese dhe se palët ishin pajtuar për këtë në Ohër.

“Bashkimi Evropian përsërit se marrëveshja është ligjërisht obliguese, në tërësi, për të dyja palët: Zbatimi i saj do të jetë pjesë integrale e rrugëtimit përkatës evropian”, ka thënë Stano.

Sipas tij, Marrëveshja dhe aneksi për zbatim “janë bërë ligjërisht obliguese përmes komunikatës me shkrim të përfaqësuesit të lartë të BE-së [Josep Borrell], më 18 mars 2023. Ky ka qenë qëndrim i vazhdueshëm i BE-së, i cili ka qenë i komunikuar publikisht në disa raste”, ka thënë Stano.

Siç është raportuar, palëve në Ohër u ishte sqaruar hollësisht kjo mënyrë e dhënies së pëlqimit, dhe të dyja palët janë pajtuan dhe nuk kanë kundërshtuar, në praninë e përfaqësuesit të lartë, Borrell, dhe të dërguarit për dialog, Miroslav Lajçak.

Kurse i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, në një intervistë për Zërin e Amerikës, në muajin nëntor, ka deklaruar se marrëveshjet që kanë arritur Kosova dhe Serbia, janë detyrim ligjor për dy shtetet.

Në takimin e fundit me udhëheqësit evropianë në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm të pranojë dhe të nënshkruajë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë asgjë që nënkupton njohjen de-facto të Kosovës.

I pyetur se si do të vazhdohet më tej, pas këtyre qëndrimeve, Escobar ka thënë se këto dy deklarata nuk pasqyrojnë realitetin, pasi ato marrëveshje janë të ligjërisht të detyrueshme, gjë që dy liderët, sipas tij, e kanë pranuar këtë fakt.

Escobar ka thënë mes tjerash se dy udhëheqësit e kanë marrë këtë angazhim përpara Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara dhe se palët kanë detyrime specifike për të ndërmarrë në rrugën drejt normalizimit; Kosova në formimin e Asociacionit dhe Serbia njohje e dokumenteve doganore të Kosovës, targave, letërnjoftimeve e të tjera.

Njëjtë ka deklaruar edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se marrëveshja është ligjërisht dhe ndërkombëtarisht e detyrueshme për palët, teksa kërkesën e Kurtit, që marrëveshja “të nënshkruhet” ai e ka quajtur “shpërqendruese”.

“Mendojmë se është ca shpërqendruese kjo çështja e firmosjes në vend që të të shkohet në zbatim dhe ekzekutim nga të dyja palët; dhe dua të përmend që kjo s’është qëndrim veç i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, kishte deklaruar Hovenier.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img