3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“ShBA-të do të jenë krah FSK-së”, Maqedonci tregon për mundësit e blerjes së armatimit dhe bashkëpunimit me amerikanët

Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci, gjatë ditëve të fundit ka vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndër të tjera  ka vizituar Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.

E pas kësaj vizite Maqedonci në TV Dukagjini ka treguar për takimet dhe diskutimet, gjatë vizitës atje.

Maqedonci ka theksuar se me ushtruesin e detyrës së Ndihmës Sekretarit të Ushtrisë, Douglas Bush, ka biseduar edhe për mundësit e bashkëpunim mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ushtrisë amerikane.

Gjersa po fliste për mundësit e blerjes së armatimit nga FSK-ja Maqedocni ka theksuar se gjatë qëndrimit të tij, në tokën amerikane ka marrë mbështetje se ShBA-të do të jenë në krahë të FSK-së.

“Po do të vazhdojë mbështetja. Unë kam marrë një konfirmim për thellim të raporteve në këtë aspekt. Si në aspektin e aktiviteteve të përbashkëta, ashtu edhe në aspektin e blerjeve ushtarake. Në këtë aspekt kam lapsur një takim me Douglas Bush, i cili është ndihmës sekretar i ushtrisë për blerjet, teknologjinë dhe logjistikën. Më të cilin kemi diskutuar çështjet e mundësive që në të ardhmen e fort të vazhdojmë blerjet sipas programit të FM-së, i cili është program shtetëror, me të cilin Qeveria e Kosovës prokuron nga SHBA- po edh epërmes blerjeve direkt. Edhe n këtë aspekt kam marrë një mbështetje që SHB do të jen krahë Forcës së Sigurisë në zhvillimin e saj, në përputhje me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, plan i cili është hartuar dhe ndjek bashkërisht nga Ministria e Mbrojtës, FSK-ha dhe SHBA-të”, ka thënë Maqedonci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img