2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila: Festuam përmbylljen e këtij viti dhe reflektuam për detyrat para nesh për vitin 2024

Shefja e grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kuasri-Lila, ka thënë se së bashku me deputetët e VV-së, ministrat dhe kryeministrin Albin Kurti po festojnë përmbylljen e  vitit 2023 me bilanc pozitiv të legjislaturës së VIII dhe plot mësime e përvojë të çmuar me grupin Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje!

“Me deputetët e Kuvendit nga grupi ynë parlamentar, stafin e grupit, këshilltarët dhe asistentët, si dhe mysafirët e rastit, ngritëm dolli për diversitetin në mendime dhe unitetin në veprime të grupit më të madh parlamentar ndonjëherë në historinë e demokracisë tonë parlamentare”, ka shkruar Kusai-Lila në Facebook. .

Kusari po ashtu ka thënë se bashkë me grupin multietnik, si pjesë e pozitës në Kuvendin e Kosovës, kanë bartur barrën e punës parlamentare për pjesën më të madhe të vitit.Jemi ballafaquar me sfida dhe vështirësi, kur edhe e kemi vërtetuar se si grup kemi shumë më tepër vlera që na bashkojnë se sa dallime që na ndajnë.

“Me prezencën e Kryeministrit Albin Kurti, zv/Kryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla Schwarz, Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, zëvendësministrave, Liza Gashi, Dafina Gexha Bunjaku, Agon Dobruna, Mevlud Sinani dhe Vigan Qorrolli, festuam përmbylljen e vitit dhe reflektuam në detyrat para nesh për vitin 2024, të vetëdijshëm për obligimet që i kemi si legjislativ dhe ekzekutiv deri në përmbyllje të këtij mandati të plotë”, ka shkruar Kusari Lila

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img