11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

“Jemi në prag lufte civile”, kandidati i Vuçiqit: Beogradi para skenarit ukrainas

Protestat e opozitës kundër parregullsive të zgjedhjeve në Serbi kanë sjellë reagime të forta nga ana e fituesve të zgjedhjeve. Mbështetës të partisë së Aleksandar Vuçiq kërkojnë që forcat e rendit të mos lejojnë tensionimin e situatës dhe që opozita të mos dalë më në rrugë.

Një nga kandidatët e koalicionit të Vuçiq ka akuzuar opozitën se ka një skenar për luftë civile në vend.

Aleksandar Sapiq, kryetar i listës së Vuçiq për bashkinë e Beogradit dhe ish-kryebashkiak i kryeqytetit, e ka krahasuar situatën në kryeqytetin serb me protestat në Ukrainë në sheshin Maidan në vitin 2013.

Sipas tij, po tentohet që të krijohet një revolucion që do të ketë pasoja për serbët.

“Në Beograd po krijohet një atmosferë si ajo e sheshi Maidan. Ajo që po bënë opozita është preludi i një lufte civile. Po u kërkoj atyre të mos ja bëjnë këtë gjë kombit. Jemi para nisjes së një lufte civile dhe nuk duhet ta lejojmë”, deklaroi Sapiq.

Që pas përfundimit të zgjedhjeve të dielën, opozita në Beograd ka nisur protestat para Komisionit të Zgjedhjeve.

Drejtuesit e opozitës pretendojnë se manipulimi më i madh i zgjedhjeve ka ndodhur në garën për kreun e bashkisë së Beogradit dhe zgjedhjen e këshilltarëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img