-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Hajrullah Çeku me staf nga janari në tetor shpenzuan rreth 9 mijë euro për dreka dhe darka zyrtare

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, së bashku me dhjetë pjesëtarë të kabinetit të tij, nga janari në tetor kanë shpenzuar rreth 9 mijë euro për dreka dhe darka zyrtare.

I pari i kulturës në vend duket se e ka pasur të mbushur vitin plot me takime zyrtare. Së paku kështu tregojnë shpenzimet e bëra për dreka dhe darka zyrtare, përgjatë dhjetë muajve të vitit.

Nga janari në tetor, sipas të dhënave të siguruara nga Gazeta Sinjali përmes qasjes në dokumente publike, vetëm Çeku, ka harxhuar 3 mijë e 191 euro për reprezentacion.

Shpenzimet e tij për secilin muaj:

Janar: 253.00 €

Shkurt: 364.30 €

Mars: 378.20 €              

Prill: 186.00 €   

Maj: 369.90 €  

Qershor: 292.40 €         

Korrik: 431.60 €            

Gusht: 331.80 €            

Shtator: 294.20 €          

Tetor: 289.90 €                                   

Këto shpenzime janë bërë për takimet e realizuara në Kabinet nga Ministri me mysafirët që ka pritur.

Sa harxhuan dy zëvendësit dhe tetë këshilltarët e Çekut?

Dy zëvendësministrit e Kulturës për gjatë dhjetë muajve të 2023-ës bashkarisht kanë shpenzuar rreth 1600 euro për dreka dhe darka zyrtare.

Zëvendësministrja Daulina Osmani për takimet që ka pasur në zyrën e saj ka shpenzuar sakëtsisht 811 euro. Derisa zëvendësministri tjetër Sylejman Elshani ka harxhuar edhe 803 euro të tjera.

Kështu zbulojnë shumat e lëshuara nga Ministria e Kulturës për Gazetën Sinjali.

Sipas të njëjtave tetë këshilltarët e të parit të Kulturës në vend, për takimet që kanë pasur kanë shpenzuar edhe rreth 2500 euro të tjera për dreka dhe darka.

Të dhënat e ofruara tregojnë se edhe 1 mijë 639 euro të tjera janë harxhuar siç thuhet nga kabineti i ministrit për drekat dhe darkat që janë shtruar jashtë zyrës për delegacionet që kanë pasur në vizitë.

Sipas legjislacionit në fuqi zyrtarëve publikë u lejohen shpenzime për dreka, darka, pije dhe dhurata për takime të ndryshme zyrtare. Ato mbulohen nga buxheti Kosovës dhe në kuadër të buxhetit kategorizohen si “shpenzime të reprezentacionit”.

Sipas udhëzimit administrative për reprezentacion janë 12 pozita në kuadër të institucioneve të Qeverisë së Kosovës që kanë të drejtë në këto shpenzime. Kryeministri dhe zëvendësit e tij/saj nuk kanë kufizime në këtë kategori shpenzimesh derisa ministrat kanë të drejtë që të shpenzojnë deri në 500 euro në muaj.

Zëvendësministrat deri në 200 euro, këshilltarët politikë deri në 100 euro, shefat e kabineteve të ministrive deri në 50 euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img