2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Investimet e sektorit privat po shënojnë rënie të vazhdueshme në 2023 – pasqyra më reale e gjendjes së ekonomisë

Koordinatori për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka publikuar një infografikë të ASK’së rreth investimeve të sektorit privat në Kosovë, ku ka thënë se këto investime po shënojnë rënie të vazhdueshme përgjatë vitit 2023.

Në infografikë shihet se këto investime kanë shënuar rënie prej rreth 19.9 përqind në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas Mustafës, kjo është pasqyra më reale e gjendjes së ekonomisë së vendit.

“Investimet e sektorit privat në Kosovë po shënojnë rënie të vazhdueshme përgjatë vitit 2023.  Në tremujorin e tretë të këtij viti, investimet private shënuan një rënie reale vjetore prej rreth 19.9% (vlerësim i bazuar në të dhënat e ASK-së). Pasqyra e investimeve të sektorit privat është pasqyra më reale e gjendjes së ekonomisë së vendit”, ka shkruar Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img