Të hënën në Ferizaj një person është arrestuar pasi e ka rrahur vëllanë e mitur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, vëllain e tij të mitur”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Ndërkaq, po të hënën në Gjilan është arrestuar një person i cili e ka sulmuar fizikisht babanë e tij një ditë më parë.
“Me 18.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.
“I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.