9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Izmir Zeqiri kundër peticionit: Duhet marrëveshje politike për të dhënë dorëheqje, nëse ka premisa për dalje në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili vjen nga radhët e PDK-së, ka kundërshtuar mënyrën për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore përmes peticionit të serbëve, të cilit sot i ka hapur rrugë KQZ.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se nuk e sheh të suksesshme këtë, derisa shton se duhet garanci se do të ketë dalje të qytetarëve në zgjedhje.

“Unë i përkrahi ligjet e Republikës së Kosovës. Por unë nuk po e shoh të suksesshme këtë situatë, sepse nuk po shoh se ka ndonjë vullnet për të dalë në zgjedhje. Ta zëmë se do të kalojnë procedurat dhe i hapen rrugë zgjedhjeve, nuk besoj se do të ketë garancë për të dalë në zgjedhje, kryesisht nga pala serbe”, thotë ai.

Zeqiri thotë se preferon marrëveshje politike për të dhënë dorëheqje vullnetare, por dhe kjo të bëhet kur të garantohen se do të ketë dalje në zgjedhje, në të kundërtën edhe dorëheqja është e kotë.

“Unë gjithmonë e kam preferuar marrëveshjen politike, d.m.th, vullnetin e Qeverisë, partive, kryetarëve, marrëveshje politike për të dhënë dorëheqje vullnetare, por, në ato momente kur ne mund të garantohemi se mund të ketë dalje në zgjedhje, në të kundërtën ne mund të hapim rrugë për zgjedhje por del se kot fare. Ne duhet të kemi premisa se a ka qytetarë shumicë që dalin në zgjedhje, këtu është problemi, sepse mund të mbahen zgjedhje ditë për ditë por mos të kenë sukses. Unë do ta kisha preferuar marrëveshjen politike për të hapur rrugë, në qoftë se ka premisa për të dalë në zgjedhje”, deklaron Izmir Zeqiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img