3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

UEFA pranon 30 milionë kërkesa për bileta, tifozët shqiptarë ndër kërkuesit më të mëdhenj

UEFA ka bërë të ditur se ka pranuar 30 milionë kërkesa për bileta për ndeshjet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

UEFA vlerësoi se “numri i lartë i kërkesave për bileta në fazën e dedikuar të shitjes për tifozët e ekipeve pjesëmarrëse nënvizon një interes të madh për turneun final të shumëpritur në Gjermani”, shkruan Gazeta Express.

“Euro 2024” do të nisë më 14 qershor dhe do të mbyllet me finalen e madhe, më 14 korrik 2024.

Faza e aplikimit për bileta kushtuar mbështetësve të ekipeve kombëtare pjesëmarrëse u mbyll sot dhe tifozët treguan një interesim të madh për të qenë pjesë e finaleve të Evropianit.

Çdo Federatë e Kombëtareve pjesëmarrëse mori 10,000 bileta për tifozët e tyre për çdo ndeshje dhe disa Federata kanë shitur me sukses të gjitha biletat te tifozët e tyre. Biletat e mbetura do të ndahen si pjesë e shortit të zhvilluar nga UEFA.

UEFA njoftoi se në total janë kërkuar mbi 30 milionë tiketa nga 206 vende të ndryshme, gjatë periudhës prej 2 deri më 12 dhjetor. Krahasuar me fazën e parë të aplikimit për publikun e gjerë, në të cilën 35% e biletave u kërkuan nga tifozët jashtë Gjermanisë, gjatë kësaj faze numri i aplikimeve u rrit në 59%.

Nga UEFA u bë e ditur se tifozët shqiptarë janë ndër kërkuesit më të mëdhenj të biletave.

“Përveç tifozëve të Gjermanisë, më shumë bileta u kërkuan nga tifozët që mbështesin Turqinë, Hungarinë, Anglinë, Shqipërinë dhe Kroacinë”, shkroi UEFA.

Deri në fund të janarit tifozët do të njoftohen nëse kanë siguruar biletë përmes shortit.

Kujtojmë se Kombëtarja e Shqipërisë është pjesë e Grupit B, bashkë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. /Gazeta Express/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img