3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Sylvinhos zyrtarisht i jepet nënshtetësia shqiptare

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvio Mendes Campos Júnior, ka marrë sot nënshtetësinë shqiptare.

Kjo “dhuratë” atij iu bë gjatë mbrëmjes gala të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Pas fjalimit të tij, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ftoi në skenë presidentin Bajram Begaj.

“Sot së bashku me presidentin duam të të deklarojmë një qytetar shqiptar”, tha Rama.

Me këtë rast u shpreh edhe presidenti Begaj:

“Presidenti kërkoi mbështetjen e qeverisë, duke bërë një kontribut modest sot, duke i dhënë një kontratë legale, unë po i bëj një kontratë legale duke e legalizuar si shqiptar”, tha Begaj.

Ndërkohë, braziliani Sylvinho, u shpreh tejet i lumtur me këtë rast.

Kombëtarja “Kuq e zi” nën drejtimin e tij arriti të kualifikohet në “EURO 2024”, që vitin e ardhshëm mbahet në Gjermani.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria, e mbërrin këtë sukses.

Ishte viti 2016-të, kur kombëtarja shqiptare arriti të kualifikohet për herën e parë në Kampionatin Evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img