3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Arifi: Këto zgjedhje janë kthim prapa, Kurti përçau spektrin politik shqiptarë në Luginë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka folur në lidhje me procesin e zgjedhjeve parlamentare në Luginë duke thënë se ka paralajmëruar se shqiptarët do t’i bojkotojnë këto zgjedhje.

Arifi hodhi fajin te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili sipas tij, ka përçarë spektrin  politik në Luginë me dy lista për garën në zgjedhjet parlamentare, njofton Klankosova.tv.

“Dje, u përmbyll procesi i zgjedhjeve parlamentare në Luginën e Preshevës, duke shënuar pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në tre dekadat e fundit. Javë më herët, kemi paralajmëruar se shqiptarët në Luginë do të bojkotojnë këto zgjedhje, gjë e cila ka ndodhur”, shkroi Arifi.

“Kjo, si pasojë e përfshirjes së kryeministrit Kurti, i cili ka përçarë spektrin politik shqiptarë në Luginë në dy lista për garën në zgjedhjet parlamentare. Si rrjedhojë, një shumicë e konsiderueshme e qytetarëve shqiptarë, mbi 60 mijë, zgjodhën bojkotimin e zgjedhjeve si formë proteste ndaj spektrit politik në Preshevë dhe Bujanoc”.

“Injorimi dhe neglizhimi i takimeve dhe bisedimeve me krerët e shtetit amë – Shqipërisë, është një përgjegjësi morale e kombëtare të cilën do ta bartin përgjatë historisë edhe Shaip Kamberi, edhe Albin Kurti. Marrëdhëniet e Kurtit me udhëheqësit e Shqipërisë, i’u imponuan sot edhe popullit të Preshevës”.

“Këto zgjedhje janë kthim prapa për shqiptarët në Luginë, jo vetëm përshkak të përçarjes por edhe me përfaqësimin e vetëm një deputeti në parlamentin serb, përkundër potencialit për të dërguar tre apo katër deputetë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img