13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku: Kontributi i vetëm i LVV dhe Kurtit në procesin e vizave është gazi lotsjellës në Kuvend

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se liberalizimi i vizave është lajm i mirë për Kosovën.

Tutje Çitaku thotë se VV-ja nuk ka kurrfarë kontributi për këtë çështje, teksa përmend gazin lotsjellës në Kuvend.

“Së pari, është lajm i mirë ndonse i vonuar, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Së dyti, kontributi i vetëm i LVV dhe Kurtit në këtë proces është gazi lotsjellës në Kuvend dhe dhuna verbale e fizike, e cila na vonoi me vite”, tha fillimisht Çitaku.

Ajo foli edhe për deklaratën e fundit të kryeministrit Kurti ku tha se sukseset e kësaj qeverie, vendet e tjera mund t’i shohin vetëm në ëndërr.

“Sa për freskim të kujtesës, LVV as MSA-në, me të cilën sot mburren, nuk e kanë votuar. E sa për sukseset të cilat vendet tjera mund t’i shohin vetëm në ëndërr, më së miri flasin konkluzat e B.E, aplikacioni i Kosovës për statusin e vendit kandidat mbetet i patrajtuar, dhe saksionet vazhdojnë”,
 tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img