H.S një 65-vjeçar nga Mitrovica, ka rënë aksidentalisht në lumin Buna në Shkodër, derisa ishte duke peshkuar.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kërkimet për 65-vjeçarin.
Në operacionin e kërkimit janë angazhuar edhe zhytësit e RENEA-s.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./PrishtinaPress/