-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Partia e Vuçiqit i ka humbur zgjedhjet në Beograd?

Përfaqësuesi i koalicionit opozitar i “Serbia kundër dhunës”, Pegja Mitroviq, ka bërë se besojnë në një fitore në Beograd.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Mitroviq theksoi se të gjitha perspektivat janë të tilla që ai të fitojë në Beograd, sepse pjesëmarrja në vendet ku opozita fitoi vitin e kaluar është rritur në këtë proces zgjedhor.

Gjithashtu, në vendet ku SNS (partia e Aleksandar Vuçiqit) ka fituar vitin e kaluar, dalja është më e ulët në krahasim me zgjedhjet e vitit të kaluar, citohet të ketë thënë ai.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve në Serbi që të kenë durim në radhë dhe se edhe pse qendrat e votimit janë të mbyllura, duhet të lejohen të votojnë nëse kanë hyrë në radhë para orës 20:00.

Ai ka vënë në pah faktin se “sot Arena e Beogradit ka qenë qendër grumbullimi e votuesve fantazmë” dhe se gjatë gjithë ditës kanë marrë raporte për lista paralele zgjedhore dhe kjo është baza për përmbysjen e zgjedhjeve në ato vende.

Në këtë drejtim, Mitroviq shtoi se këto zgjedhje ishin më të parregulltat.

Ndërsa i pari në listën e koalicionit “Serbia kundër dhunës” në zgjedhjet parlamentare, Radomir Lazoviq, tha se shpreson që vullneti i qytetarëve të jetë më i fortë se çdo keqbërje dhe se sipas tij, “Serbia kundër dhunës” do të fitojë.

Ndryshe, Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe lokale.

Këto janë zgjedhjet e pesta që janë organizuar në Serbi prej vitit 2012, dhe janë mbajtur vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img