Ish-deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka njoftuar në Facebook se në zgjedhjet e ardhshme lokale, do të kandidojë si i pavarur për t’u bërë kryetar i Deçanit.
Demaliaj shkroi në Facebook se ky vendim i tij vjen pasi “pushteti aktual qeverisës në Komunën e Deçanit është i infektuar deri në palcë dhe Aleanca në Deçan ka dalë nga binarët e saj”, ndërsa shtoi se “pakënaqësia qytetare është ekstremisht e lartë”.
Postimi i plotë i tij:
NJOFTIM
Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit.
Ju njoftoj se nga sot jam Kandidat i Pavarur për Kryetar të Komunës së Deçanit.
Arsyetim:
Duke parë se pushteti aktual qeverisës në Komunën e Deçanit është i infektuar deri në palcë dhe Aleanca në Deçan ka dalë nga binarët e saj dhe pakënaqësia qytetare është ekstremisht e lartë.!!
Ne veq kemi biseduar bashkë për këtë të dashur qytetarë.!!
Andaj edhe kur më keni pyetur se a e kam me të vërtetë??? Unë sot po ju them se përfundimisht e kam me të vërtetë dhe do të jem pranë jush deri në finale kur do ta përmbysim këtë klikë qeverisëse dhe do ta kthejmë AAK-në në binarët e saj dhe meritokracia dhe transparenca do të mbizotëroj në qeverisje lokale në Deçan.!!
P.S.
Në zgjedhjet lokale 2025 do të aplikojme edhe me listë zgjedhore për Asamble Komunale,
Ndërsa në zgjedhjet qendrore do ta mbeshtesim të gjithë Ramush Haradinajn dhe programin e tij nacional për qeverisje.!!
Unë për të qenë sa më pranë jush nuk do të jem kandidat për Deputet në zgjedhjet qendrore.!!
Presim reflektim të AAK-së që ta vlerësoj këtë situatë dhe Kandidaturën tonë ta pranoj si ofertë të sinqertë dhe fitoren ta bëjmë më bindëse dhe të gjithë qytetarët ta gëzojnë këtë fitore.!!
Faleminderit për mbështetje të dashur qytëtarë të Deçanit.
Do të jam/ jemi pranë jush në çdo moment.!!
Nga ky moment NISEMI DREJT FITORES SË MADHE.!!
Me respekt i juaji
Shkumbin Demaliaj