Një person ka mbetur i lënduar rëndë dhe tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore në qendrën e votimit në Krushevc të Serbi.
Siç raportojnë mediat atje, pas një mosmarrëveshje dy të rinj kanë goditur një person me thikë në bark, si dhe kanë lënduar një tjetër.
Të riut të plagosur i ka ardhur në ndihmë vëllai, por sulmuesi e ka lënduar edhe në gjoks dhe stomak, duke i shkaktuar lëndime të rrezikshme për jetën. /Insajderi.org/